Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Diçka e rëndë po ndodh në qytetin e madh shqiptar, sapo u tha se

Posted on March 2, 2026 By admin No Comments on Diçka e rëndë po ndodh në qytetin e madh shqiptar, sapo u tha se
Post Views: 7,163
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Fundjava në Korçë nuk ishte si ato të zakonshmet. Turistët dhe gjallëria që i japin juglindjes munguan dukshëm. Dëmtimi i rrugës Librazhd–Prrenjas duket se ka shkaktuar “pandemi” të turizmit.

Resortet, si kurrë më parë, nuk kishin rezervime për fundjavën.

“Numri i klientëve për këtë fundjavë ka rënë në mënyrë drastike. Është një rënie tepër e dukshme te të gjitha strukturat akomoduese të juglindjes. Sigurisht, anulimet kanë qenë të menjëhershme dhe nga vetë klientët; motivacioni ka qenë prishja e rrugës”,- thotë menaxherja Eriketa Koçollari.

Situatë e ngjashme edhe në qytetin e Pogradecit. Erald Mullaj shpjegon se, përpos mungesës së klientëve, restoranti i tij dhe të tjerë po përballen me një krizë të madhe, e cila i ka detyruar të shkurtojnë stafin. Dëmtimi i rrugës ka krijuar një efekt zinxhir të krizës.

“Në momentin e parë që u dëmtua rruga, u anuluan rezervimet që kishim. Siç e shikoni, edhe këtë fundjavë nuk ka rezervime, jemi bosh. Unë kisha 12 persona në punë vetëm për të shtunën dhe të dielën. Javën e kaluar hoqa dy. Po vazhdoi rruga e mbyllur, do t’i përgjysmoj, sepse nuk po i mbaj dot”,- thotë Erald Mullaj, pronar restoranti.

Restorantet dhe strukturat akomoduese, fundjava i gjeti bosh edhe në fshatin turistik të Tushemishtit. Sipas Ilir Tasellarit, projekti i ri i Drilonit, që nuk po përfundon prej dy vitesh, ka sjellë ulje të ndjeshme të vizitorëve, por ditët e fundit situata ka qenë fatale për bizneset e zonës.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

“Siç po e shikoni, njerëz nuk ka. Situata është krijuar nga bllokimi i rrugës nacionale në aksin e Librazhdit. Ne jemi mësuar. Që kur filloi projekti i Drilonit, ne përballemi me këtë situatë”,- thotë Ilir Tasellari, pronar restoranti

Sipërmarrësit e strukturave turistike në juglindje të vendit tashmë janë sy e veshë nga rruga dhe rikthimi i normalitetit, që po u shkakton dita-ditës vështirësi./Shqiptarja

News

Post navigation

Previous Post: Trump paralajmëron: Ja sa mund të zgjasë lufta me Iranin
Next Post: E BUJSHME/ Kombëtarja e njohur tërhiqet nga Botërori? Më shumë shpresa për Shqipërinë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme