Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ndërron jetë në burg në moshën 87-vjeçare bosi i Cosa Nostra, kush ishte Benedetto Santapaola?

Posted on March 3, 2026 By admin No Comments on Ndërron jetë në burg në moshën 87-vjeçare bosi i Cosa Nostra, kush ishte Benedetto Santapaola?
Post Views: 9,065

Ai ishte 87 vjeç dhe vuante dënimin me burgim të përjetshëm si një nga krerët më të përgjakshëm të Cosa Nostra.

Santapaola mbahej i burgosur në burgun e Opera nën regjimin e ashpër 41 bis, pas arrestimit më 18 maj 1993, në përfundim të një periudhe të gjatë arratie. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai ishte transferuar së fundmi në repartin mjekësor të posaçëm për të burgosurit nën regjimin e sigurisë së lartë.

Pas vdekjes Prokuroria e Milanos ka urdhëruar kryerjen e autopsisë.

I lindur në Catania në vitin 1938, Santapaola konsiderohej një nga drejtuesit kryesorë të mafies siciliane që prej viteve ’70. Ai ishte për një kohë të gjatë lider i klanit Santapaola-Ercolano, me ndikim të fortë në territorin e zonës së Etneas.

Gjatë dekadave, ai u përfshi në dhjetëra procese gjyqësore për akuza si organizatë mafioze, vrasje dhe trafik droge. Emri i tij lidhet me periudhën e përgjakshme të masakrave mafioze që tronditën Italinë në vitet ’80 dhe ’90, si dhe me aleancën me korleonezët e udhëhequr nga Totò Riina.

Santapaola u dënua përfundimisht me burgim të përjetshëm si porositës i disa masakrave dhe pati rol në fazën ekzekutive të Masakra e Capaci më 23 maj 1992, ku humbën jetën gjyqtari Giovanni Falcone, bashkëshortja e tij dhe agjentët e eskortës. Arrestimi i tij erdhi një vit më pas, duke i dhënë fund një arratie të gjatë.

News

Post navigation

Previous Post: Manjati i njohur i jep FUND jetës!
Next Post: “Në Iran është shkatërruar thuajse çdo gjë”, Trump paral*jmëron Spanjën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme